Lajme

Haziri: Abdixhiku është kandidati i parë që e mbështesim për president, 15 votat e LDK-së janë të sigurta

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:58 / 10 April 2026

Lutfi Haziri, deputet i LDK-së, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë rreth çështjes së presidentit.

Haziri ka qenë i qartë, duke theksuar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sipas rregullit, është kandidati i parë që kjo parti e mbështet.

“Sipas rregullës së parë, kryetari i LDK-së është kandidati i parë që ne e mbështesim” – tha Haziri.

Ndërsa analisti Xhevdet Pozhari ia shtroi një pyetje më të drejtpërdrejtë.

“A do ta votonte e gjithë LDK-ja Lumir Abdixhikun, nëse arrihet ajo marrëveshje për president?” – ishte pyetja e Pozharit.

“Ne shkojmë përtej saj. 15 votat e LDK-së janë të sigurta, por përtej saj ne mund të ndikojmë edhe te deputetë të tjerë që të marrim vota edhe më shumë” – tha Haziri, transmeton Gazeta Politika.