Lajme

Haziri: Gjithmonë marrëveshjet kalojnë kah zyrat e LDK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:08 / 30 November 2022

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, raporton Gazeta10.

Sipas Hazirit, asnjë nga këto marrëveshje nuk mund të bëhet pa LDK.

“Nëse ka vullnet e kapacitet kryeministri me përmbyll një marrëveshje, ai e ka mbështetjen e LDK-së. Por pa LDK-në nuk përmbyllen këto procese. Nuk mundet me u përmbyll, asnjë proces nuk ka ndodh me u mbyll e as nuk do të ndodh pa LDK. Ka edhe parti të tjera që e kanë rolin e vet e që në raste të tjera konsensusi është i mirëseardhur.

I pyetur nga moderatori se a kalojnë marrëveshjet gjithmonë nga zyra e LDK-së, Haziri ka thënë se “Gjithmonë”.