Lajme

Haziri kritikon krerët e shtetit: Ende jetojnë në 14 shkurtin e vitit 2021

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:09 / 19 March 2024

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është shprehur i shqetësuar rreth marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shtuar se vendi nuk është gjendur asnjëherë përball një situate të kësaj natyre.

“Sjellja e tyre është arrogante. Ende jetojnë në 14 shkurtin e vitit 2021”, deklaroi Haziri.

Haziri tha se Osmani “ka marrë anë”, ndërsa Qeveria nuk bën dialog politik me opozitën.

“Ne po e shohim mosinteresimin e shumicës për ta ruajtur këtë Republikë”, tha ai.