Lajme

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:01 / 25 November 2024

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore.

Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me opozitën.

“Nuk ka koalicione parazgjedhore, kjo është fakt, kështu që të gjitha partitë hyjnë në garë për të fituar, LDK-ja është në garë për të fituar zgjedhjet.

Nëse s’i fiton zgjedhjet jemi me opozitë, nuk ka opsion tjetër, sepse votat merren me legjitimitet qytetarë”, tha Haziri.