Lajme

Haziri: Po përgatitemi ta marrim Qeverinë, i themi “JO” bashkëpunimit me opozitën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:12 / 30 November 2022
Nëntkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se ky subject politik është duke u përgatitur për zgjedhjet e saj të brendshme.

Haziri në Prime Time tha se LDK-ja i thotë sërish “JO”, PDK-së dhe të gjitha partive opozitare të Kuvendit.

“Ne jemi duke u përgatitur si parti politike,, për zgjedhjet e brendshme sipas kalendarit zgjedhor. Ne po përgatitemi ta marrim qeverinë si parti e parë. Ne i themi “JO” PDK-së dhe partive tjera opozitare. Ne e kemi grupin tonë parlamentar, dhe me këto kapacitete ne do t’i përfaqësojmë politikën tonë si lidershpi të lidhur me një agjëndë të zhvillume. Deri në fund të këtij viti, LDK-ja do t’i zbardh qëllimet”, tha Haziri.