Lajme

Haziri: Qeveria e urren edhe për së vdekuri Ibrahim Rugovën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:55 / 9 January 2024

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se mospërfshirja e e Akademisë përkujtimore për ish-presidentin Ibrahim Rugova në manifestimin “Flaka e Janarit”, edhe këtë vit ështe bërë me urdhër të qeverisë qendrore.

Sipas tij, qeveria e urren edhe për së vdekuri ish-presidentin, transmeton lajmi.net

“Thyerja e kalendarit të manifestimit për herë të dytë është tregues se kasta e tyre politike sa shumë e urrejnë edhe për së vdekuri Ibrahim Rugovën, themeluesin e kësaj Republike.  Urrejtja nuk ka fituar mbi të mirën asnjëherë. Mosmirnjohësi është më i keqi i llojit të njeriut, por paqja, dashuria dhe rrespekti për Presidentin historik nuk mund të ndalet”, ka shkruar Haziri.