Lajme

Haziri: Rikthimi i madh i LDK’së ka filluar, për t’i dhënë shpresë Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:28 / 10 December 2023

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar përmbylljen e procesit të zgjedhjes së të gjitha strukturave partiake.

Haziri tha se lidershipi i ri i LDK’së është zgjedhur edhe për katër vite.

Sipas Hazirit rikthimi i madh i LDK-së ka ndodhur më 19 nëntor, siç tha ai ‘për t’i dhënë shpresë dhe besë Kosovës.’

“Lidershipi i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës 2023/2027. Brezi i Republikës i zgjedhur. Rikthimi i madh ka filluar me 19 nëntor, për t’i dhënë besë dhe shpresë Kosovës!”, ka shkruar ai.