Lajme

Hedh votën Albin Kurti, fton qytetarët për të votuar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:30 / 12 October 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në Prishtinë për zgjedhjet vendore. Kurti votoi rreth orës 9:00 në një qendër votimi në Prishtinë, ku menjëherë pas votimit u ndal për mediat dhe u bëri thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme në komunat tona, për çerdhen, për shkollën, për ujin, për shëndetin, për shërbimet dhe për infrastrukturat në lagjet e qyteteve dhe fshatrave ku jetojmë. Përveç se qytetarë të Republikës së Kosovës, jemi edhe banorë të komunës. Prandaj ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim, që ta përdorin mundësinë, ta shfrytëzojnë të drejtën për t’u bërë hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë për të plotësuar nevojat e tyre”, u shpreh Albin Kurti.