9:11 / 27 February 2024
Romeo dhe Heidi janë një nga çiftet potenciale të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, por që kohëve të fundit po ka probleme mes tyre.
Opinionisti Arbër Hajdari e ka dhënë opinionin e tij për lidhjen e tyre pasi Romeo tha se është prekur gjatë kësaj jave pas veprimeve të së dashurës së tij Heidit, shkruan lajmi.net.
Arbri e pyeti nëse është mërzitur dhe se a priste që ta mbronte Heidi.
“Po, u mërzita”, u përgjigj ai.
“Edhe sa jave do të mërzitësh”, i tha Arbëri me humor.
“Jam i ndjeshëm, çka të bëjë”, ia ktheu Romeo..