Lajme

Hekuran Murati: Nga dje, Kosova s’ka më terminale private

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:43 / 19 March 2026

Hekuran Murati, ministër i Financave, ka folur në lidhje me terminalet doganore.

Sipas Muratit, në Kosovë më s’ka terminale private.

“Nga dje s’ka terminal privat, të gjitha terminalet ose janë shtetërore, ose operohen nga shteti. Në kuadër të kësaj, kemi paraparë zgjerimin e terminaleve shtetërore, njëri nga ta është Terminali i Vërmicës”, tha Murati në mbledhjen e Qeverisë, ku u miratua vendimi për shpronësim të disa pronave që prekin zgjerimin e këtij terminali.