Lajme

Hekuran Murati: Punëdhënësi s’është i obliguar t’i paguajë grevistët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:43 / 29 August 2022

Ministrja e Financave ka mbajtur një konferencë për media sot, ku ka folur për çështjen e grevës të nisur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Ministri i kësaj ministrie Hekuran Murati e ka ritheksuar sërish se grevistët rrezikojnë të mbeten pa paga, njofton Klan Kosova.

“Atë që e parasheh ligji dhe praktikat ndërkombëtare: Përderisa e drejta e grevës është e garantuar me Kushtetutë, praktikat nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajnë punonjësit që janë në grevë”.

“Kur punëtorët hyjnë në grevë, grevistët paguhen nga sindikatat”, ka shtuar Murati.