Lajme

‘Heu çka pritëm he ia kajsha belanë’, Matoshi i reagon Gërvallës: Fatkeqësi që je në krye të diplomacisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:39 / 8 July 2023

Halil Matoshi, gazetar e njohës i çështjeve politike, ka reaguar në lidhje me deklaratën skandaloze të ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila e ka cilësuar Bashkimin Europian si një ‘tigër prej letre’, duke thënë se në vend të shkëlqimit, ministrja po i sjellë vendit poshtërimin, shkruan Gazeta Metro.

Matoshi në reagimin e tij është shprehur i dëshpëruar duke deklaruar se ‘Heu çka pritëm he ia kajsha belanë’.

Po ashtu, gazetari Matoshi ka e ka cilësuar si fatkeqësi që Gërvalla është vu në krye të diplomacisë së Republikës së Kosovës.

“Heu çka pritëm he ia kajsha belanë – Nji grue kosovare – në vend shkëlqimi e gracioziteti, që do të supozohej nga emni Princess e Arbnevet – po i sjell Atdheut të saj zezditën dhe poshtnimin. Fatkeqësisht ajo âsht vù në krye të diplomacisë së Republikës se re”, ka thënë ndër tjerash Matoshi.

Postimi i plotë:

Heu çka pritëm he ia kajsha belanë

Nji grue kosovare – në vend shkëlqimi e gracioziteti, që do të supozohej nga emni Princess e Arbnevet – po i sjell Atdheut të saj zezditën dhe poshtnimin.

Fatkeqësisht ajo âsht vù në krye të diplomacisë së Republikës se re.

Dhe karshi Perëndimit përdor fjalor kinez, tue kenë enveriste recidiviste.

Enveristja sovraniste e Vjosa Osmanit e Albin Kurtit, përdor terminologji të Luftës së Ftohtë (të Mao Zedong) ndaj Perëndimit, sepse, siç thotë nji mik imi, filozof i shkolles prishtinase “lideri i saj âsht Timonieri  i Madh”, sëkëndejmi vjen kjo rrëshqitje mentale e saj!

Oj Kosovë oj nânë, çfarë ahti t’ zuni!

P.S.

“Tiger letre” âsht nji  frazë kineze zhǐlǎohǔ (kineze e thjeshtuet 纸老虎). Termi i referohet diçkaje ose dikujt që pretendon ose duket se âsht i fuqishëm ose kërcënues, por në të vërtetë âsht i paefektshëm dhe i paaftë me u bâ ballë sfidave.

Shprehja u bâ njohtun ndërkombëtarisht si nji slogan i përdorun nga Mao Ce Duni, ish-kryetari i Partisë Komuniste Kineze dhe udhëheqësi kryesor i Kinës, kundër kundërshtarëve të tij politikë, veçanërisht Shteteve të Bashkueme të Amerikes. /gazetametro.net