Lajme

Hidhen dyshime për manipulime në Obiliq – Xhafer Gashi fiton bindshëm në vendvotimin me shumicë serbe

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:41 / 14 October 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha kutive të vendvotimeve për kryetar të komunave dhe për Asamblenë Komunale edhe në komunën e Obiliqit.

Por, janë hedhur pretendime se në disa vendvotime të kësaj komune ka pasur keqpërdorim të votës.

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar për një rast në komunën e Obiliqit.

Kryetari i LDK-së, Xhafer Gashi ka dalë fitues në shkollën “Sveti Sava”, ku ka arritur 53,04% ose 498 vota. Pasues ka qenë kandidati i Listës Serbe me 33%.

Sipas Pozharit kjo shkollë është me shumicë serbe votues.

Hidhen dyshime për manipulime në Obiliq – Xhafer Gashi fiton bindshëm në vendvotimin me shumicë serbe – Insajderi – obiliqq
“A din ndokush nga Obiliqi të ma shpjegojë se si është i mundur ky rezultat – një shqiptar në një vendvotim me shumicë serbe të jetë më i pëlqyer sesa kandidati i Listës Serbe?!”, ka qenë pyetja e Poazharit.