Lajme

Hill: Serbia ka shumë miq dhe dua të besoj se SHBA është mes tyre

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:38 / 22 September 2024

Ambasadori amerikan, Christopher Hill ka thënë se Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pajtohen në gjithçka, por të dyja duan që të punojnë në përmirësimin e bashkëpunimit.

Sipas “Zërit të Amerikës”, Hill citohet të ketë thënë se “pavarësisht faktit se në të kaluarën ka pasur ditë kur Serbia ka qëndruar vetëm, tani nuk është më vetëm”.

Ai ka shtuar se “Serbia ka shumë miq dhe dëshiron të besojë që në mesin e tyre, janë edhe ShBA”.

“Serbia nuk ka miq më të mëdhenj se sa Garda Kombëtare e Ohio”, ka thënë ai.

Në fund, ai ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes për energjinë mes Serbisë dhe ShBA-së është një shembull se çka mund dhe duan të bëjnë dy shtetet në të ardhmen.