Lajme

Hill thotë se SHBA-ja ka pranuar kërkësën e Kosovës për blerjen e raketave antitank “Javelin”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:59 / 11 January 2024

SHBA-ja ka aprovuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”. Kështu të paktën ka thënë ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, sipas një komunikate të presidencës së Serbisë.

Komunikata që njofton për takimin e Vuçiqit me Hillin thuhet se përfaqësuesi diplomatik i SHBA-së ka thënë se është pranuar kërkesa e Prishtinës zyrtare për blerjen e këtyre raketave, shkruan Gazeta Insajderi.

“Me këtë rast, ambasadori Hill e njoftoi presidentin Vuçiq për vendimin amerikan për të pranuar kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank Javelin. Siç tha ambasadorja Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Prishtinës Kongresit Amerikan, i cili fillon procedurën zyrtare”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.

Vuçiq tha se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë.

Zyrtarët qeveritarë të Kosovës nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me këtë.