Lajme

“Himni i opozitës”/ Ironia e Krakit për akuzat e liderëve opozitarë për kryeministrin Kurti!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:13 / 23 November 2022

Profesori në Paris, Nezir Kraki ka reaguar në lidhje me akuzat që në vazhdimsi ka opozita për kryeministrin Kurti.

Ai ka ironizuar duke shkruar “himin e opozitës”, përcjell “Bota sot”.

Qu Albin e lshona renin, se na dime mi shkatrru venin. Dimë edhe Serbine m’i gzu, Borellin pa e nervozu”, ishin disa nga fjalët që ka shkruar Kraki.

Postimi i plotë

Himni i opozites

O Albin o tradhtar,

Shkon n’Bruksel e s’bon pazar.

Qu Albin e lshona renin,

Se na dime mi shkatrru venin.

Dimë edhe Serbine m’i gzu,

Borellin pa e nervozu.

Se na vdesim per aleatë,

Veç m’i nejt buxhetit ngat.

A t’kujtohet Washingtoni?

Dulla, Grenelli e Dritoni.

Ato fotot historike.

Kur u dalldisem midis Amerike.

Qu tash ik se je izolu,

Dhe mos na thuj qe tkane votu.

Se neve s’na vyen votimi,

Kur me sms na vjen emerimi.

Ik e bonja qefin Serbise,

Se thane lufta trete don me kris.