Lajme

HIPOKRIZI TRILATERALE E BORELIT LAJÇAKUT DHE VUÇIQIT

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:58 / 21 September 2023

Nga:Hysni Gashi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi vetëm para 6 muajve paska propozuar para Lajçakut e Borelit dhe ai propozim i tij ishte vetëm për Asocacion dhe ka vazhduar me të.

Ne ndërkohë kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka propozuar ne vazhdimsi edhe pse kishte propozime nga ky i fundit për marrveshje,megjithatë nga Lajçaku e Boreli u cilsua si palë jo konstruktive për ta.Ndërkaq Vuçiqi i cili vetëm me një propozim të propozuar edhe atë para 6 mujeve dhe ai propozim i tij ishte vetëm për Asocacion ky i fundit konstruktiv.

Hipokrizi trelatorale nga Boreli,Lajçaku dhe Vuçiqi.Shto faktin tjëjtër këtu se Kurti po bisedon dhe përballet me tre zyrtarë të lartë e të fuqishëm që janë kundër Kosovës dhe rrjedhimisht edhe kundër kryeministrit të saj.

Për me tëpër nuk pritet asgjë me shumë nga këta dy përfaqsues ndërkombëtare përderisa nuk e njohin shtetin tonë dhe janë ne anën e Vuqiqit e Serbisë të cilët e kërkojnë vetëm asocacionin kërkesë kjo e Vuqiqit.

Prandaj ne ketë rast,unë me shumë i besoj kryeministrit të Kosovës se Lajçakut e Borelit.Me ç’rast fatkeqsisht ne vendin tonë ka përkrahje të madhe të Lajçakut e Borelit dhe nuk po i kuptoj pse janë ne atë përkrahje, përderisa Lajçaku e Boreli shihen qartë se janë ne interes të Vuçiqit e Serbisë dhe kundër Kurtit dhe Kosovës.

Për me tëpër se kaq,unë mendoj se koha është për partitë politikie ne vendin tonë që t’i ulin flamujt partiak dhe ta lartsojne vetëm atë të shtetit dhe kombit kundër Vuçiqit, Serbisë dhe aleateve të saj,përndryshe demi do të jetë i mëdha dhe i pa riparushem.