Lajme

“Hiqni dorë nga Devollët, punoni për Kosovën!” – Apeli i fortë i profesor Bytyçit për LDK-në

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:35 / 27 October 2025

Profesori dhe analisti politik Enver Bytyçi, në një prononcim për gazetën Bota Sot, ka komentuar tensionet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), konkretisht përplasjen mes kryetarit Lumir Abdixhiku dhe anëtarit të kryesisë Xhafer Tahiri.

Bytyçi i drejtohet LDK-së dhe kryetarit të saj me një mesazh të fortë:

“E dashur LDK! I dashur Lumir! Hiqni dorë nga Devollët dhe kthehuni e punoni për Kosovën.
Vendi ka nevojë për qeveri dhe institucione të qëndrueshme. Jepjani atdheut tuaj këtë shans!”

Ai thekson rëndësinë e unitetit kombëtar dhe të besimit në Zot:

“Kontribuoni që kombi të bëhet i fuqishëm dhe shteti të forcohet deri në maksimum, me bekimin e Zotit.”

Bytyçi shton se baza e Lidhjes Demokratike mbështet një koalicion qeverisës me Vetëvendosjen, por sipas tij, “krerët e Lidhjes janë kundër, sepse nuk i lejojnë Blerim Devolli dhe Edi Rama të bashkohen me Albin Kurtin”.

Në fund të thirrjes së tij, ai apelon:

“Hiqjuni djajve anti-kombëtarë që ditë e natë punojnë për Serbinë e kundër Kosovës dhe bashkohuni për shtetin, për vendin, për qytetarët dhe për kombin!”