Lajme

Hodai: Sistemi i drejtësisë është i kapur në Kosovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:38 / 24 September 2024

Blendi Hodai, analist ka deklaruar se sistemi i drejtësisë  ka qenë, është dhe vazhdon të jetë i kapur. Hodai deklaroi se këtë e thonë ndërvite Raporti i Progresit.

Hodai deklaroi në “Debat Plus” se në Raportin e Progresit është një fjali që përsëritet që dhjetë vitet e fundit se ‘sistemi i drejtësisë është I ndikueshëm politikisht dhe i cënueshëm  nga ndikimet e jashtme’.

“Nuk do mend me u konstatu se sistemi i drejtësisë është i kapur, ka qenë dhe vazhdon të jetë. Flas në bazë raporteve dhe jo përvojave personale.

Në qoftë se shihni Raportin e Progresit në dhjetë vitet e fundit thuhet se ‘sistemi i drejtësisë është I ndikueshëm politikisht dhe i cënueshëm  nga ndikimet e jashtme’. Kjo e dëshmon se sistemi i drejtësisë është I kapur”, deklaroi Hodai.