Lajme

Homel: Kurti e mori mesazhin nga qytetarët se qëndrimi i tij ndaj Serbisë është popullor

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:55 / 16 January 2026

Lisa Homel, Qendra për Evropë e Këshillit Atlantik, ka folur për Radio Evropën e Lirë rreth zgjedhjeve në Kosovë dhe fitores së thellë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Homel ka vlerësuar se Albin Kurti, kryetar i VV-së dhe kryeministër në detyrë i Kosovës, e mori mesazhin nga qytetarët se qëndrimet e tij ndaj Serbisë janë popullore.

“Kurti ka marrë mesazhin nga qytetarët e Kosovës se qendrimi i tij ndaj Serbisë është popullor. Kjo i jep atij një pozicion të qartë dhe të paluhatshëm. Nuk pres të ketë përparim të madh të menjëhershëm, por mund të shohim më shumë lëvizje, deklarata dhe ngjarje mediatike pas vitit 2025, pasi deri tani gjithcka ka qenë e bllokuar nga ngërci politik në Kosovë” – tha ai.