Lajme

Hoti akuzon Kurtin: Dëshironi ta kontrolloni Këshillin Prokurorial, kot e keni!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:04 / 19 August 2023

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti.

Ai ka thënë se një kryeministër normal, kur përballet me situatë si ajo që ndodhi dje, kërkon nga drejtësia hetim të plotë e të shpejtë, si dhe e vendos veten dhe vartësit e tij në dispozicion të drejtësisë.

“Dyshimet rriten edhe për faktin se ky nuk i përgënjeshtron ato për të cilat ndodhën arrestimet, e ku përmendet edhe emri i tij, por i shanë mediat, opozitën dhe organet e drejtësisë.

Duket se kjo paska qenë arsyeja e insistimit të tij me çdo kusht, edhe pas opinionit të Komisionit të Venecias, që përmes ligjit ta kontrolloj Këshillin Prokurorial. Kjo paska qenë arsyeja pse ky nuk po i jep leje asaj ta dekretoj kryeprokurorin e ri. Kot e kanë”, ka shkruar Hoti