Lajme

Hoti akuzon Qeverinë Kurti: Erdhët në pushtet, privatizimi po vazhdon valë-valë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:16 / 10 March 2023

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, e ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti se i ka mashtruar qytetarët me premtimin për ndalje të privatizimeve dhe themelimin e Fondit Sovran.

Hoti ka kujtuar deklaratën e kryeministrit Kurti i cili kishte thënë se Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet se asetet e saj do i kalojnë Fondit Sovran. Ky Fond ende s’është krijuar, edhe pse ka qenë i listuar si prioritet në programin qeverisës së partisë në pushtet.

Ish-kryeministri ka publikuar një shpallje të AKP’së lidhur me “Valën 62” të privatizimit, derisa ka thënë se procesi i privatizimit po vazhdon valë-valë nga ata që “shanin e akuzonin”.

Mashtrimet po dalin në shesh çdo ditë. Për dhjetë vite shanin e akuzonin secilin për privatizim, me e pa të drejtë. I mashtronin qytetarët se do të vlerësojnë privatizimet, dhe do të themelojnë Fondin Sovran me asete të Agjencisë së Privatizimit. Sapo erdhën në pushtet, privatizimi po vazhdon valë-valë”, ka shkruar Hoti.