Lajme

Hoti i reagon Kurtit: Po e përdorë emrin e Rugovës për fitime politike

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:07 / 23 December 2025

Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurtit, i cili tha se Ibrahim Rugova do të bashkëpunonte me të.

Sipas Hotit, Kurti më parë e quante Rugovën “kolaboracionist”, dhe për këtë ai e sheh deklaratën e sotme si një përdorim të emrit të Rugovës për interesa ditore politike.

“Rugova ishte simbol i paqes, demokracisë dhe orientimit perëndimor, vlera që nuk mund të relativizohen sipas nevojës së momentit dhe janë të kundërta me ato që përfaqëson Kurti”, tha Hoti.

Ai përfundon se historia nuk mund të rishkruhet.

“Historia nuk rishkruhet me deklarata oportuniste.”