Ballina

Hoti i shqetësuar: Kosova ka rënë në grackën e Serbisë, nuk i dëgjuam aleatët…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:54 / 9 November 2022

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar shqetësimin e profesorit amerikan, Daniel Serwer për atë se “Kryeministri i Kosovës e ka idenë çfarë do dhe shpreson se ai do t’i përballojë pasojat”.

Hoti thotë se e ndanë të njëjtin shqetësim me profesorin, por sipas tij problemi është se pasojat bien mbi përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtar, transmeton Gazeta10.

Nuk mund dhe nuk duhet të rreshtohemi prapa atyre që nuk kanë ide si do të menaxhohet dhe përmbyllet në interesin e Kosovës kjo situatë komplekse politike dhe e sigurisë.

Sigurisht se kjo situatë ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së Serbisë tek komuniteti serb në Kosovë. Por kësaj radhe, për shkak se nuk i morëm parasysh këshillat e aleatëve, Kosova ka rënë në grackën e Serbisë.”, ka shkruar ai ndër të tjera./Gazeta10