Lajme

Hoti kërkon llogari nga Qeveria për shpenzimin e tre buxheteve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:50 / 13 October 2023

Avdullah Hoti, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kërkuar llogari nga Qeveria e Kosovës për 8.63 miliardë euro të shpenzuara nga buxheti i Kosovës për tre vite.

Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se askund nuk shihet se ku janë shpenzuar këto mjete.

“Nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja, pagat nuk janë rritur e as policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë nga shkurti i këtij viti”, ka thënë Hoti.