Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka folur në lidhje me Qeverinë Kurti III.
Në një prononcim për Ekonomia Online, Hoti ka vlerësuar se rritja e numrit të ministrive nuk ka asnjë lloj arsyeshmërie.
“Edhe rritja e numrit të ministrive tash nuk ka asnjë lloj arsyeshmërie. Numri i të punësuarve do të rritet për disa qindra tash me kabinetet e tyre, me departamentet e tyre që duhet të formohen. Pra, është edhe një shenjë shtesë e, po e quaj kështu, abuzimit me buxhetin e shtetit nga njerëz që kanë qenë ekstremisht të zhurmshëm në të kaluarën për madhësinë e qeverisë. Kanë qenë ata që kanë promovuar një qeveri të vogël, relativisht, për të ofruar shërbime për qytetarët, ndërkohë që tash kthehen komplet, bëjnë të kundërtën dhe nuk ofrojnë asnjë arsyeshmëri, as para publikut nuk ofrojnë” – ka thënë Hoti.