Lajme

Hoti: Në Qeverinë Kurti, Serbia u kthye në partnerin kryesor tregtar të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:26 / 5 December 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Serbia është kthyer në partner kryesor tregtar në Kosovë në rajon, pasiqë sipas tij, importet janë rritur në 850 milionë euro.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se konkretisht gjatë periudhës janar-tetor 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, janë importuar 850 milionë euro më shumë mallra nga jashtë.

Për shkak se eksportet për këtë periudhë janë rritur vetëm me 154 milionë euro, deficiti tregtar është thelluar dhe ka arritur në -3.9 miliardë euro. Thellimi i deficitit tregtar e vë në dyshim rritjen ekonomike, të prodhimit vendor dhe të punësimit në Kosovë, siç po propagandohet nëpër konferenca ndërkombëtare”, ka shkruar Hoti.

Ai tutje ka thënë se nëse analizohet tregtia me vendet e Ballkanit Perëndimor, shihet se importet me të gjitha këto vende janë ulur pa përjashtim, përveç me Serbinë.

Dikush mund të thotë se tregtia është e lirë dhe ajo i përcakton importet dhe eksportet. Dakord jam me këtë. Por tregtia e lirë ka ekzistuar edhe në vitet kur këta që sot qeverisin i rrotullonin kamionët me mallra nga Serbia”, përfundon statusi i tij.