Lajme

Hoti: Nuk ka hapësirë për bashkëpunim me VV-në

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:22 / 9 October 2024

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se nuk sheh hapësirë për bashkëpunim me LVV-në.

Ai është i bindur se nuk do të ketë kryeministër Kurti 3.

“Nuk jam në pozitë të vë vija të kuqe, jemi duke punuar të gjithë që të dalim fitues, unë besoj që nuk ka më hapësirë për bashkëpunim me VV-në. Unë besoj që nuk ka kryeministër Kurti 3, jam i bindur që do të na kthehen votuesit tanë. Kjo qeveri aktuale nuk ka me marrë mbështetjen nga qytetarët. Besoj që subjekti me i pëlqyer do të jetë LDK-ja”, tha Hoti në RTV21.