Lajme

Hoti paralajmëron dorëheqje nëse Abdixhiku nuk hap rrugë: LDK-së i nevojitet lidership i ri

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:23 / 15 January 2026

Abvullah Hoti, deputet i zgjedhur i LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar rrjedhat politike në LDK.

Hoti ka vlerësuar se LDK-ja ka nevojë për një lidership të ri, pas rezultatit elektoral më 28 dhjetor.

Tutje, Hoti ka pasur edhe një paralajmërim.

“Për këtë arsye, në takimin konsultativ të para dy ditëve kam paralajmëruar qartë se, nëse lidershipi i LDK-së nuk merr përgjegjësinë që i takon dhe nuk hapet rruga për një reformim të tillë, do të pasojë dorëheqja ime nga organet drejtuese të LDK-së. Ky nuk është akt emocional, por një qëndrim politik parimor në mbrojtje të statutit, standardeve dhe identitetit politik të LDK-së” – ka paralajmërua Hoti.