Lajme

Hoti për Kurtin: Ky kryeministër i papërgjegjshëm duhet të dorëhiqet menjëherë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:30 / 16 June 2023

“Tre zyrtarë policorë ia kanë kidnapuar brenda territorit të Kosovës. Në vend që të jetë 24 orë në komunikim me partnerët ndërkombëtarë derisa të lirohen ata, si dhe të siguroj mbështetje ndërkombëtare për dënimin e Serbisë për këtë akt agresioni, Kryeministri ligjëron e ankohet në Forumin e Prespës”

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kryemisntri, Albin Kurti, është i “papërgjegjshëm dhe duhet të dorëhiqet menjëherë”.

Pasi sipas Hotit, Kurti në vend që të jetë 24 orë në komunikim me ndërkombëtarët deri sa të lirohen tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe, Kurti “ligjeron e ankohet” në Forumin e Prespës.

“Tre zyrtarë policorë ia kanë kidnapuar brenda territorit të Kosovës. Në vend që të jetë 24 orë në komunikim me partnerët ndërkombëtarë derisa të lirohen ata, si dhe të siguroj mbështetje ndërkombëtare për dënimin e Serbisë për këtë akt agresioni, Kryeministri ligjëron e ankohet në Forumin e Prespës. Ky kryeministër i papërgjegjshëm duhet të dorëhiqet menjëherë”, ka shkruar Hoti në Facebook.