Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Komisioni Parlamentar për Buxhet e ka thirrur Guvernatorin e BQK-së lidhur me pjesëmarrjen e tij në dialog në Bruksel.
Hoti tha se shkuarja e Guvernatorit të dialogojë në Bruksel është veçse jokushtetuese, dhe e pakuptimtë.
Tutje Hoti tha se mbetet shqetësuese fakti se Qeveria dhe BQK-ja nuk pranuan kërkesat e aleatit kryesor të Kosovës për shtyrje të zbatimit të rregullores.
“Me kërkesë të opozitës, nesër në orën 12:00, në Komisionin Parlamentar për Buxhet raporton Guvernatori i BQK-së lidhur pjesëmarrjen e tij të pakuptimtë dhe pa asnjë autorizim ligjor në dialog në Bruksel për rregulloren për përdorimin e valutave të huaja në Kosovë.
Edhe pse BQK-ja është institucion i pavarur kushtetues, Qeveria e detyroi atë të përfshihet në dialog në mënyrë joligjore.
Shqetësues mbetet fakti se Qeveria dhe BQK-ja nuk pranuan kërkesat e aleatit kryesor të Kosovës për shtyrje të zbatimit të rregullores. Por pranuan të ulen në tavolinë me palën serbe me kërkesë të ndërmjetësit.”