Lajme

Hoti: Qeveria Kurti ka izoluar vendin dhe e ka bllokuar integrimin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:12 / 16 September 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka akuzuar qeverisjen aktuale se e ka izoluar vendin, e ka penguar zhvillimin ekonomik, si dhe e ka bllokuar integrimin euroatlantik të Kosovës.

Kështu është shprehur ai pas mbledhjes së Kryesisë së Degës së LDK-së të dielën.

“Në Kryesinë e Degës së LDK-së biseduam për aktivitetet në muajt në vijim në përgatitje për procesin zgjedhor. Kemi mbledhur energji të reja në degë, përfshirë kandidatin për deputet nga qytetit i Rahovecit, Enis M. Durguti. Është forcuar besimi në vlerat politike e tradicionale të LDK-së, në veçanti për shkak të qeverisjes aktuale pa asnjë rezultat, e cila e ka izoluar vendin, ka penguar zhvillimin ekonomik dhe ka bllokuar integrimin euro-atlantik të Kosovës. Jemi të vendosur e të përgatitur për të arritur tek secila familje për të kërkuar besimin për qeverisjen e ardhshme të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.