Lajme

Hoti-Qeverisë: Fundin e keni afër

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:16 / 29 August 2023

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se kjo qeveri fundin e ka afër, duke theksuar se “me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike”.

Sipas tij, me demagogji mund të mbahet vetëm entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër.

“Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër.  Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër”, ka shkruar Hoti.