Lajme

Hoti: Rikthimi ynë është i domosdoshëm për shtetin e Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:55 / 19 November 2023
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një shkrimi në “Facebook” ka bërë një reagim për Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Hoti i ka uruar kolegët e tij, teksa thotë se kjo është festë për LDK-në.

Hoti shkruan se, rikthimi i LDK-së është i domosdoshëm për shtetin e Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Sot mbajmë Kuvendin e X Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të partisë themeltare të shtetit tëKosovës, të partisë që e themeloi dhe e udhëhoqi për shumë vite ati i shtetit të Kosovës, Presidenti Rugova.

Urime Kuvendi i X anëtarëve dhe mbështetësve. Urime në veçanti atyre që nuk iu ndanë misionit të LDK-së për më shumë se tri dekada.

Vitet kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe nevojat e qytetarëve dhe sfidat e shoqërisë, por vizioni i LDK-së mbetet i palëkundur — një Kosovë demokratike dhe e zhvilluar, e integruar në BE dhe NATO, e në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuarar të Amerikës. Gra e burra vizionarë e trasuan këtë rrugë në vitet më kritike për gjithë Evropën, kur komunizmi ishte në frymën e fundit, kur shtetet artificiale po shpërbëheshin, dhe kur konfliktet apo luftrat e hapura shkaktonin mijëra viktime gjithandej.

Kjo ditë është festë në LDK. Rikthimi i LDK-së është i domosdoshëm për shtetin e Kosovës, është i nevojshëm për të mos devijuar nga vizioni i atit të shtetit të Kosovës.