5:04 / 5 October 2024
Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka folur për bashkëpunimin e mundshëm me VV-në, pas zgjedhjeve të ardhshme, që pritet të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025
Hoti beson se nuk ka hapësirë të bashkëpunimit mes LDK-së dhe VV-së.
“Unë besoj se s’ka asnjë hapësirë të bashkëpunimit ndërmjet LDK-së dhe partinë që tash është në pushtet. Ne jemi duke organizuar për t’i fituar këto zgjedhje. Nëse ne marrim besimin nga qytetarët ne udhëheqim institucionet dhe formojmë qeverinë e ardhshme, nëse nuk fitojmë zgjedhjet ne qëndrojmë në opozitë”, ka theksuar Hoti për Telegrafin.