Lajme

Hovenier: Ne jemi miqtë më të ngushtë të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:36 / 25 May 2023

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ishte i ftuar në RTV21 dhe ka treguar edhe një herë se sa e mbështetë SHBA Kosovën.

Në pyetjen se a po i bëni shumë presion Kosovës, institucioneve të Kosovës dhe Kryeministrit të Kosovës, z. Kurti duke kërkuar nga ai që ta themelojë Asociacionin, Pse ka shumë presion mbi Kosovën për këtë çështje ai ka thënë”

“Me duhet ta kontestoj kualifikimin e presionit. Ne jemi miqtë më të ngushtë të Kosovës. SHBA-ja ka qëndruar me Kosovën shumë përpara pavarësisë. Mendoj se askush nuk mund ta vë në dyshim qëllimin tonë dhe vizionin. Vizioni ynë mbetet ai që ka qenë gjithnjë, një shtet shumëkombësh, sovran, i pavarur dhe demokratik. Që funksionon, siç është, si një shtet në Ballkanin Perëndimor, i integruar plotësisht në strukturat evropiane dhe euroatlantike, edhe në BE edhe në NATO. Ne besojmë se Kosova duhet të ecë përpara me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sepse kjo është rruga për ta arritur këtë. Pra kjo të konsiderohet presion. Merrni parasysh këshillat tona më të mira. Dëshirën tonë për të ndihmuar Kosovën të krijojë kushtet për të arritur këtë vizion të përbashkët”