SHBA-ja dënon su.lmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e Kosovës e ka mbështetjen tonë
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka dënuar fuqishëm sulmin në infrastrukturën kritike të Kosovës të premten vonë, ndërsa i ka shprehur mbështetje të plotë Qeverisë.
Në një postim në “X”, Hovenier bëri të ditur se janë duke e përcjellë situatën nga afër dhe do ta mbështetin hetimin gjithëpërfshirës.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin e 29 nëntorit në infrastrukturën kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin-Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër, do të mbështesim një hetim gjithëpërfshirës dhe i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë Qeverisë së Kosovës për të siguruar që personat përgjegjës për këtë sulm kriminal të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës”, ka shkruar ai.
Gjithashtu, Hovenieri ka dënuar sulmet me gr.anata në Zveçan.
“Ne gjithashtu dënojmë sulmet e fundit me granata në stacionin policor të Zveçanit më 26 nëntor dhe në ndërtesën e komunës së Zveçanit më 28 nëntor. Këto veprime të dhunshme nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe ata që janë përgjegjës për këto sulme kriminale kundër autoriteteve legjitime të Kosovës duhet të mbajë përgjegjësi. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të solidarizohen me popullin dhe Qeverinë e Kosovës përballë sulmeve të tilla kri.minale”.