Lajme

Hoxha i VV-së sulmon LDK-në: Janë Lidhja e Dembelëve të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:21 / 3 July 2023

Aktivisti i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, e ka sulmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Hoxha ka pretenduar se ish-kryeministri i Kosovës që vjen nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka pohuar se pranon çdo ide me të cilën nuk është dakord. Një deklaratë e tillë nga Hoti nuk mund të gjendej, dhe të cilën nuk e ka ofruar si provë as z. Hoxha.

“Kujtoni pohimin e LDK-së: “E rrëzuam Qeverinë Kurti sepse na e kërkoi Grenelli” – shkruan ai.

Ai e ka cilësuar LDK-në si “Lidhjen e Dembelëve të Kosovës.”

LDK-ja së fundi e ka nisur një iniciativë të quajtur “Rruga e Tretë” e për të cilën thotë se mësyn ta nxjerrë Kosovën nga izolimi ndërkombëtar ku e ka futur Qeveria Kurti.