Lajme

Hoxha nga Shkupi: Le të largohet nga miqësia ime, kushdo që Gjergj Kastriotin nuk e njeh si kryehero të kombit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:25 / 22 November 2023

Hoxhë Zekerija Idrizi përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje të largohet nga miqësia kush nuk e njeh si kryheroin tonë Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Postimi i ti i plotë:

KUSH NUK E NJEH KRYEHEROIN TONË KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTIN SKËNDERBEUN LE TË LARGOHET NGA MIQËSIA IME

Kam afro 5000 miq në faqen time. Ua bëj me dije botërisht: ai që nuk pranon Kryeheroin tonë legjendar historik Gjergj Kastriotin Skënderbeun, le të largohet nga rrethi im miqësor, qoftë ai/ajo edhe nga gjaku-farefisi im. Kjo për arsye se ky Kryehero është profeti im kombëtar, kurse Kruja dhe Prekazi legjendar janë busulla ime orientuese, respektivisht Meka ime, si epiqendër e botës.

KRYEFIGURA MË MADHORE HEROIKE KOMBËTARE SHQIPTARE, GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU, SI DJE, ASHTU EDHE SOT E MOT, PËRBASHKON MREKULLISHT TË GJITHA FISET, KRAHINAT, IDETË, DIALEKTET E NËNDIALEKTET, SI DHE TË GJITHA BESIMET E FETË TE KOMBI YNË. DASHURIA DHE RESPEKTI NDAJ KËTIJ PERSONALITETI HISTORIK GJITHËSHQIPTAR DËSHMON MË SË MIRI PËR FORCËN E PAMPOSHTUR TË “LËVIZJES PANSHQIPTARE” NË ATDHE DHE NË BOTË. GANGRENA ANTISHQIPTARE ZHBËHET DHE DËSHTON PRORE PËRBALLË FORCËS SË KËSAJ LËVIZJEJE…

Kushdo që mëton të përbalt imazhin e tij do t’i thyejë turinjt përpara grushtit të fuqishëm pan-shqiptar…
RROFSHIN SHQIPËRIA NATYRALE DHE SHQIPTARËT!
POSHTË TRADHTARËT ANTISHQIPTARË!
Shqiptarisht dhe idealisht:
Hoxhë Zekerija Idrizi
Berlin/Shkup