8:28 / 31 July 2024
Analisti politik, Ylli Hoxha ka theksuar se partitë opozitare kanë propozuar 26 janarin si datë për zgjedhje, sepse është muaji më i vështirë dhe depresiv për qytetarët, kështu për ta sfiduar Qeverinë.
Analisti politik Ylli Hoxha ka ndarë mendimin e tij mbi propozimin e tri partive opozitare për të caktuar 26 janarin si datën për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Hoxhës, ky propozim është një lëvizje strategjike dhe logjike nga ana e opozitës, pasi janari është muaji më i gjatë dhe më i vështirë financiarisht për qytetarët.
“Është fundi i muajit më të gjatë në botë, pra janari, do të thotë njerëzit janë më të shpenzuar dhe është një periudhë më depresive e shoqërisë”, ka deklaruar Hoxha, duke shtuar se kjo periudhë është gjithashtu e shënuar nga rritja e llogarive që duhet të paguhen.
Sipas tij, kjo bën që data e propozuar të jetë më e disfavorshme për qeverinë.
“VV-ja mund ta imponojë një datë krejt tjetër përmes dorëheqjes”, ka shtuar ai.