Lajme

Hoxha për Memli Krasniqin: Vërtet paturpësia e ka një emër

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:51 / 10 February 2023

Aktivisti i Vetëvendosjes Elvis Hoxha këtë herë është marrë me kreun e PDK-së Memli Krasniqin.

Memli Krasniqi më trondit më paturpësinë e tij. Për pak menduam që kurrë s’e ka përmend asociacionin, kur partia dhe deputetët e tij ia kanë hedhur Kosovës në shpinë”- ka shkruar Hoxha.

Foli për njohje të ndërsjellë në qendër, kur partia dhe shefat e tij kanë folur gjithnjë për njohje në fund dhe nuk e kanë ditur kurrë fjalën reciproke apo e ndërsjellë. Foli për qëndresë heroike te Escobari, por harroi që të gjithë e dimë se Escobarit nuk i duhet Altenativi për njohjen reciproke, por për asociacionin”, ka vazhduar ai.

Tutje Hoxha ka thënë se “Vërtet paturpësia e ka një emër, madje shumë emra. Po ja që njëri prej këtyre emrave shkëlqeu dje”.