Lajme

Hoxha: Veç Kosova ta ofron këtë mundësi. Dardan Molliqaj del në çdo TV tash na shitet si njeri me vlera…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:37 / 8 September 2022
Debat i ashpër në DebatPlus ka shpërthyer mes kryetarit të PSD Dardan Molliqaj dhe analistit Dibran Hoxha.
Në diskutim e sipër, Molliqaj ka thënë se “problemi më i madh i njerëzve që e mbështesin Kurtin, është mendja e robëruar i cili është rreziku më i madh”.
Si kundërpërgjigje ndaj kësaj deklarate, ka reaguar Hoxha, i cili ka thënë se vetë Molliqaj e ka instaluar metodën staliniste sa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Hoxha ka thënë, se kryetari i PSD-së, ia kishte kontrolluar njerëzve Facebook-un, për ta parë se me kë po flet.