9:11 / 9 December 2025
Enver Hoxhaj, ish-ministër i Punëve të Jashtme, ka folur në lidhje me pritshmëritë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në Klan Kosova, Hoxhaj është treguar optimist, duke thënë se Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër pas 28 dhjetorit.
“E para çka unë mendoj se do të ndodh është se Albin Kurti nuk është më kryeministër pas 28 dhjetorit, që qytetarët do ta votojnë në mënyrë masive Partinë Demokratike të Kosovës” – ka theksuar ai.
“Çelësi i cili e largon z.Kurti është çelësi i një bashkëpunimi në mes të partive politike në opozitë, në mes të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe subjekteve tjera politike. Unë mendoj që vetëm këto mund të ofrojnë stabilitet” – tha Hoxhaj.