Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së, ka dhënë një intervistë në Klan Kosova, ku ka treguar për prapaskenat se si e mori udhëheqjen e PDK-së në vitin 2021.
Më saktë, Hoxhaj ka treguar se ishte insistimi i Kadri Veselit, atëbotë kryetar i PDK-së, që ta merrte drejtimin e partisë.
“2021-ta ka qenë një situatë krejt tjetër politike. Atë vit unë kam marrë udhëheqjen e Partisë Demokratike të Kosovës, kur askush tjetër nuk e ka marrë. Ka qenë insistim i zotëri Kadri Veselit që unë ta udhëheq PDK-në, ka qenë një farë amaneti moral i tij në atë kohë, si dikush që nga viti 1997 e njeh Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin, i cili i ka pasur edhe shokë të studimeve në Prishtinë, Austri dhe Zvicër
…
Në një natë dramatike, kur ne e kuptuam se Hashimi, Kadriu, Jakupi dhe Rexha mund të arrestoheshin, nuk kishte një atmosferë për të diskutuar se si do të dukeshin vendimmarrjet e PDK-së. Në atë kohë, unë në fakt e kam mbrojtur, e kam ruajtur dhe e kam unifikuar PDK-në, në një kohë të një tronditjeje historike që i ka ndodhur PDK-së dhe Kosovës, e cila si tronditje historike u reflektua edhe në votën elektorale”, tha Hoxhaj.