Lajme

Hoxhaj: Kurti synon konsolidimin e pushtetit me zgjedhje të shpeshta, opozita të gjejë rrugë të re bashkëpunimi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:33 / 20 March 2026

Enver Hoxhaj kritikon mungesën e funksionimit parlamentar dhe thotë se zgjedhjet e shpeshta po i shkojnë në favor LVV-së.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partitë opozitare duhet të gjejnë forma të reja bashkëpunimi për të qenë më efektive në skenën politike.

Ai theksoi se është momenti i fundit që opozita të qartësojë nëse do të vazhdojë të funksionojë në këtë formë bashkëpunimi apo të ndjekë një rrugë më konkrete për veprim.

Sipas Hoxhajt, mungesa e funksionimit të plotë të Kuvendit gjatë dy viteve të fundit ka pamundësuar ndërtimin e një opozite të mirëfilltë. Ai shtoi se pa Kuvend funksional, komisione parlamentare dhe ballafaqim politik, opozita është kufizuar kryesisht në debate televizive dhe aktivitete brenda partive.

“Kurti po bënë përpjekje që sa më shumë ta konsolidoj pushtetin e tij absolutist dhe zgjedhjet e shpeshta sikurse u pa në vitin e kaluar i shkojnë më shumë për shtati ati sesa neve që jemi në opozitë dhe gjatë këtyre dy viteve ne s’kemi pas kushte të bëjmë nj opozitë të mirëfilltë demokratike, se ku nuk ka Kuvend, kur s’ka komisione parlamentare, ballafaqim parlamentar, bërja e opozitës vetëm në studio televizive dhe brena partive politike. Është koha e fundit që ne duhet të shohim se a do të duhej të funksojnojmë brenda këtij sistemi të bashkëpunimit apo duhet ë marrim ndonjë rrugë e cila edhe mund të jetë më konkrete se si do ta bëjmë opozitën” ,ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.