Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së, ka folur në lidhje me Konventën e PDK-së, e cila pritet të mbahet të hënën.
Duke folur në Klan Kosova, Hoxhaj tha se kjo konventë është improvizim.
“Procesi nuk është serioz dhe nuk ka proces as politik as demokratik. Konventa, në formën se si është menduar të mbahet, është një improvizim, skenë, intrigë politike e cila në fakt tregon se ish-kryetari i PDK-së do të duhej ta përgatisë procesin dhe ta pjekë debatin politik, të merren vendime se kur mund të mbahet konventa e PDK-së, a ka kandidatë të tjerë që mund të garojnë për postin e kryetarit”, ka thënë Hoxhaj, transmeton Gazeta Politika.
Tutje, ai ka kritikuar edhe Bedri Hamzën, kandidat për kryeministër i PDK-së.
“Z.Hamza nuk ka dalur mirë me rezultate në shkurt, nuk ka dalur mirë në Mitrovicë, ne po humbim në Mitrovicë, pse do të duhej për 2-3 javë të presim të ndodh ndonjë befasi”, tha Hoxhaj në Klan Kosova.