Lajme

Hoxhaj për kryeministrin: Do të mbesim pa aleatë si pasojë e gabimeve të Albin Kurtit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:21 / 15 March 2024

Ish-kryediplomati kosovar dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shkruar për raportin e acaruar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hoxhaj ka thënë se ky raport dhe qëndrimi amerikan vetëm sa po shkon duke u përkeqësuar dhe se aleatët evropianë janë në kulmin e pakënaqësive me Kurtin.

Hoxhaj thotë se fakti që vendimi për Manastirin shkoi huq, tregon një amatorizëm të Qeverisë Kurti dhe moskoordinim me aleatët.

Deputeti i PDK-së ka thënë se Kosova do t’i humbasë aleatët si pasojë e gabimeve të Kurtit, por thotë se Kosova s’do tua kthejë shpinën miqve, por Qeverisë Kurti, të cilën Hoxhaj e ka cilësuar edhe si “qeveri anti-historike”.