Lajme

Hoxhaj s’e vlerëson demokratike Konventën e PDK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:20 / 17 November 2025

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj nuk e ka vlerësuar demokratike Konventën e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Ai ka thënë se demokratike do të ishte nëse do kishte më shumë kandidatë dhë për këtë ai tha se ka kërkuar që mbajtja e konventës të shtyhet për një javë.

“Kam pas dëshirë që kjo konventë të ishte një ngjarje demokratike dhe ka mund të bëhet nëse do të shtyhej për një javë. Unë mendoj që mes kohës dhe kualitetit, ne duhet të vendosim mes kualiteti. Kualiteti i garës do të bëhej nëse është proces i hapur, demokratikë nëse marrin pjesë më shumë se disa kandidatë në zgjedhje”, tha Hoxhaj

Ai ka thënë se nuk merr pjesë në garë pasi nuk sheh kushte të barabarta.