Lajme

Hoxhë Musliu i ofron “sadakë” Jasharit, Latifi i kërkon një shishe raki

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:58 / 24 October 2023

Hoxhë Musliu i ofron “sadakë” Jasharit, Latifi i kërkon një shishe raki

Në Pressing po diskutohet për lëvizjen “braktisja vullnetare e fesë Islame”.

Gjatë emisionit ka pasur debat në mes profesorit universitar, Blerim Latifi dhe Fadil Musliut, imam.

Teksa Musliu po debatonte me një nga pjesëtarët e kësaj lëvizjeje, Pajaziti Jashari, i tha që mund t’iu ndihmojmë nëse kanë nevojë për sadaka ( një ndihmë që njihet në fenë islame).

”Ju ishi bë për sadakë, ju japim sadakë. Na e kemi shoqatën humanitare Berqeti, që ka ushqim, pije, mish, rroba”.

Pas kësaj, Latifi i tha Musliut nëse kjo shoqatë ka edhe raki.

”Ta gjejmë ty do”, ia ktheu Musliu.