8:28 / 17 March 2022
“Ju lutem na thoni, a është Kosova duke ecur në drejtim të duhur”, ka qenë një nga pyetjet në hulumtimin e opinionit publik të realizuar nga PIPOS, të prezantuar ekskluzivisht në Rubikon të Klan Kosova.
Numri më i madh i të anketuarve, pra 43.7 % e tyre, kanë vlerësuar se Kosova nuk është duke ecur në drejtim të duhur.
27.5% e të anketuarve kanë thënë “Po” në këtë pyetje, ndërsa nuk janë të sigurt 19.8% të tyre dhe 9% janë përgjigjur me “nuk e di”.